Transmetuar më 20-02-2020, 09:14

Një makinë mitike Ferrari F40 përfundoi në flakë. Pamjet vijnë nga Montekarlo, Monako, ku pasditen e së martës një makinë Ferrari mori flakë papritmas.

Brenda saj ndodheshin dy persona, të cilët fatmirësisht arritën që të shpëtojnë pa dëme.

Në videon e cila përfundoi në rrjetet sociale shihet një burrë i cili përpiqet të jetë i dobishëm, duke hedhur me uji nga tarraca e shtëpisë së tij.

Mirëpo teksa tentativat e tij dështuan me sukses, flakët e larta rrezikuan që të përfshinin edhe burrin në tarracë.

Fatkeqësisht Ferrari F40 u shkrumbua e gjitha, pavarësisht tentativës së zjarrfikësve. /a.y/noa.al