Transmetuar më 20-02-2020, 09:43

Në WhatsApp, në smartphonet e të rinjve, por edhe në chat-et e prindërve, po qarkullojnë prej disa ditësh disa video me përmbajtje të rrezikshme. Në filmime shihen tre të rinj në krahë të njëri tjetrit duke u hedhur dhe në një moment, dy të rinjtë që ndodhen anash pengojnë në këmbë atë që ndodhet në mes, duke e bërë që të rrëzohet në tokë.

Një lojë në rrjetet sociale e rrezikshme me emrin Skullbreaker Challenge, ose thënë ndryshe pengesa, por që për shkak të përplasjes që ndodh në tokë, mund të rezultojë mjaft e rrezikshme.

Në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një vajzë 16-vjeçare e cila studion në South Dade High School të Honesty,  u bind që të merrte pjesë në lojë me anë të mashtrimit.

Sipas nënës së saj, e reja, nuk e dinte fare se si ishte loja dhe iu dorëzua kërkesës së shokëve dhe u përfshi në lojë, por u rrëzua dhe u dëmtua në disa pjesë të trupit si pasojë e rrëzimit.

Nga rrëzimi rrezikohen dëmtime serioze në kokë dhe në shtyllën kurrizore, ndaj prindërit janë të alarmuar. /a.y/noa.al