Transmetuar më 20-02-2020, 22:10

 Studentët që ngritën zërin teksa kryeministri Edi Rama mbante fjalim në ceremoninë e diplomimit të mjekëve të rinj, janë pjesë e Lëvizjes për Universitetin.

Kjo lëvizje njihet për kundërshtimet mbi politikat e qeverisë aktualë, për universitetet.

Sipas lëvizjes për Universitetin,aktivistët Enriko Peçulaj dhe Emiljando Kita janë nxjerrë jashtë nga truprojat e Edi Ramës dhe mbahen të mbyllur në qelitë e komisaritatit nr. 1.

Reagimi i plotë i Lëvizjes për Universitetit:

Diplomat tuaja janë bileta për arratisje

Aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin i përplasin në fytyrë Edi Ramës realitetin e zymtë në të cilin ndodhet shëndetësia dhe profesioni i mjekut. Sot pasdite, Edi Rama kishte zgjedhur ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të Mjekësisë si platformën e propagandës së tij qeveritare. Aktivistët Enriko Peçulaj dhe Emiljando Kita i kujtuan plakut që ka mbërthyer të gjitha pushtetet se diploma e mjekut është kthyer në biletë avioni për në Gjermani dhe se përbën një luks vetëm për ata studentë që mund ta përballojnë tarifën e kripur.

Mjekët shqiptarë kanë pagat më të ulëta në rajon me vetëm 408-527 euro në muaj. Në pesë vitet e fundit janë larguar 857 mjekë nga Shqipëria, ndërkohë që 78% e mjekëve të anketuar shprehen se dëshirojnë të largohen drejt Gjermanisë. Buxheti i shtetit për mjekësinë është më i ulëti në rajon dhe Evropë me vetëm 2.9% të PBB. Tarifa e Masterit në disa degë të UM është më e larta në vend, me mbi 200.000 lekë (të reja) në dy vjet.

Për më tepër, Edi Rama ka ngritur skemën më të madhe të vjedhjes së shqiptarëve përmes PPP-ve pikërisht në sektorin e shëndetësisë, ku në dhjetëvjeçarin e ardhshëm qeveria shqiptare ka autorizuar pagesën prej 38 miliardë lekësh për vetëm katër koncesione: Check-up-i (8.8 miliardë lekë), sterilizimi i sallave (12.3 miliardë lekë), shërbimi i hemodializës (1.5 miliardë lekë) dhe shërbimet laboratorike (13 miliardë lekë).

Ndërkohë, batutat e ‘plakut Mere’ dëshmojnë gjendjen e tij të mjeruar. Brezi i ri i mjekëve dhe infiermerëve nuk e meriton Edi Ramën si kryeministër. Ata duhet t’i bëjnë rezistencë shkretimit të mëtejshëm të profesionit të tyre.

Aktivistët Enriko Peçulaj dhe Emiljando Kita janë nxjerrë jashtë nga truprojat e Edi Ramës dhe mbahen të mbyllur në qelitë e komisaritatit nr. 1.

U bëjmë thirrje të gjithë aktivistëve të bashkohen për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre./NOA.al

DIPLOMAT TUAJ JANË BILETA PËR ARRATISJE

DIPLOMAT TUAJA JANË BILETA PËR ARRATISJEAktivistët e Lëvizjes Për Universitetin i përplasin në fytyrë Edi Ramës realitetin e zymtë në të cilin ndodhet shëndetësia dhe profesioni i mjekut. Sot pasdite, Edi Rama kishte zgjedhur ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të Mjekësisë si platformën e propagandës së tij qeveritare. Aktivistët Enriko Peçulaj dhe Emiljando Kita i kujtuan plakut që ka mbërthyer të gjitha pushtetet se diploma e mjekut është kthyer në biletë avioni për në Gjermani dhe se përbën një luks vetëm për ata studentë që mund ta përballojnë tarifën e kripur. Mjekët shqiptarë kanë pagat më të ulëta në rajon me vetëm 408-527 euro në muaj. Në pesë vitet e fundit janë larguar 857 mjekë nga Shqipëria, ndërkohë që 78% e mjekëve të anketuar shprehen se dëshirojnë të largohen drejt Gjermanisë. Buxheti i shtetit për mjekësinë është më i ulëti në rajon dhe Evropë me vetëm 2.9% të PBB. Tarifa e Masterit në disa degë të UM është më e larta në vend, me mbi 200.000 lekë (të reja) në dy vjet.Për më tepër, Edi Rama ka ngritur skemën më të madhe të vjedhjes së shqiptarëve përmes PPP-ve pikërisht në sektorin e shëndetësisë, ku në dhjetëvjeçarin e ardhshëm qeveria shqiptare ka autorizuar pagesën prej 38 miliardë lekësh për vetëm katër koncesione: Check-up-i (8.8 miliardë lekë), sterilizimi i sallave (12.3 miliardë lekë), shërbimi i hemodializës (1.5 miliardë lekë) dhe shërbimet laboratorike (13 miliardë lekë).Ndërkohë, batutat e ‘plakut Mere’ dëshmojnë gjendjen e tij të mjeruar. Brezi i ri i mjekëve dhe infiermerëve nuk e meriton Edi Ramën si kryeministër. Ata duhet t’i bëjnë rezistencë shkretimit të mëtejshëm të profesionit të tyre.Aktivistët Enriko Peçulaj dhe Emiljando Kita janë nxjerrë jashtë nga truprojat e Edi Ramës dhe mbahen të mbyllur në qelitë e komisaritatit nr. 1.U bëjmë thirrje të gjithë aktivistëve të bashkohen për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.

Publiée par Për Universitetin sur Jeudi 20 février 2020