Transmetuar më 20-02-2020, 22:43

Një mësuese humbi jetën pasi mori një mbidozë qetësuesish.

Ajo vuante nga infeksioni i traktit urinar, por urgjenca nuk iu përgjigj thirrjes së saj për të dërguar një ambulancë.

Ngjarja ka ndodhur në Britaninë e Madhe.

Sipas medieve britanike Amber Hickford, 26 vjeç, mori në telefon urgjencën, pasi kishte halucinacione dhe marramendje.

Por ata i thanë se nuk mund të dërgonin ambulancë, pasi çështja e saj nuk ishte urgjente.

Ajo u gjet e vdekur nga i dashuri i saj, e shtrirë në krevat, dy orë pasi kishte pirë qetësueset.

Ambulanca shkoi më pas në vendngjarje, kur  ajo ishte shpallur e vdekur.

Ka pasur reagime të shumtë mbi shërbimin e urgjencës pas këtij rasti.

/NOA.al