Transmetuar më 21-02-2020, 13:25

Një burrë është cilësuar si ‘i shpifur’ dhe ‘maniak’ pasi shoku i dhomës ka shpërndarë detaje të veprimeve të tij.

Ky i fundit jeton me tre nga miqtë e tij në Universitet dhe ftoi një vajzë që pëlqente për të studiuar e për të parë një film bashkë.

Shoku i dhomës ishte shumë i kënaqur dhe bëri gati dhomën që përfshinte pastrimin e rrëmujës nga miqtë e tij.

Njëri prej tyre mendonte se ishte qesharake të varte në një vend disa prej prezervativëve që kishte përdorur për të numëruar herët që kryente marrëdhënie seksuale.

Kështu kishte krijuar një vend dekordi dhe kishte varur gjashtë prezervativë.

Djali e tregoi këtë eksperiencë në "Reddit" duke justifikuar se miku i lan prezervativët, i pastron dhe i than.

Kjo ishte arsyeja përse takimi i tij me vajzën nuk shkoi mirë sepse ajo u nervozua nga veprimi.

"I shpjegova se çfarë ishte ajo. Pjesa tjetër e natës ishte e vështirë, dhe ajo as nuk qëndroi për të parë një film", tregon djali.

Nuk dihet në cilin vend të botës ka ndodhur kjo ngjarje por përdoruesit e rrjeteve sociale kanë bërë komente nga më të ndryshmet për djalin që koleksionon prezervativë./a.m/noa.al