Transmetuar më 21-02-2020, 14:05

Moderatorja Alketa Vejsiu po arrin suksese të mëdha në karrierën e saj. Viti 2019-2020 shënoi kulmin pasi moderoi në festivalet e njohura "Fest ’58" dhe "Sanremo", nga të cilat dolën përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Italisë për Eurovision.

Pak ditë pas pjesëmarrjes në "Sanremo", Alketa u vu në qendër të vëmendjes së mediave jo vetëm shqiptare, por edhe atyre italiane.

Përpjekjet e mëdha e dërguan në televizionin Rai për të realizuar ëndrrën e saj të madhe, por së fundmi është fotografuar pranë ambienteve të televizionit Mediaset.

Së fundmi, ka vizituar ambientet e Mediaset dhe ka treguar se vizita e saj ka lidhje me intervistën e saj të radhës në mediat italiane.

Në këtë intervistë është e shoqëruar nga emra të njohur, përfshirë shoëgirl-i italian, Ambra Angiolini, të cilën Alketa e ka admiruar gjithmonë.

Intervista në emisionin "Verissimo" do të transmetohet të shtunën në orën 4 pasdite dhe drejtohet nga prezantuesja Silvia Toffa./a.m/noa.al

Lexo edhe: “Gur, gur bëhet mur”, Alketa Vejsiu fotografohet në një tjetër televizion të famshëm italian