Transmetuar më 21-02-2020, 14:56

Fotografia e një infermiereje shtatzënë që trajton pacientët në një spital në Wuhan ka përhapur zemërim në të gjithë Kinën.

Qëllimi i fotografisë ishte që të portretizonte infermieren Zhao You si "hero" pasi shërbente për të sëmurët edhe pse ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë.

Por përdoruesit e rrjeteve sociale kritikuan stafin e spitalit që mbanin në punë një punonjëse, e cila rrezikonte veten dhe fëmijën e saj.

Deri tani, më shumë se 2200 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kinë, ku pjesa më e madhe e vdekjeve janë raportuar në Wuhan.

Në Kinë, janë raportuar më shumë se 75 mijë persona të infektuar.

Virusi është përhapur edhe në shtetet e tjera të botës ku janë raportuar disa vdekje dhe më shumë se 1 mijë persona të infektuar./a.m/noa.al