Transmetuar më 21-02-2020, 17:29

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, reagon lidhur me mbetjet e rrezikshme të cilat u zbuluan në një traget në Vlorë.

Duke folur nga Prespa, ai tha se operacioni i djeshëm i organizuar në mënyrë të strukturuar nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mjedisit së bashku me autoritet lokale në Vlorë ishte një aksion i cili shënon një nga më pikat kulmore në kuadër të gjithë përpjekjeve që bëhen për të vazhduar në mënyrë të fortë moratoriumin e mbetjeve te rrezikshme në vendin tonë.

“Është një ngjarje e ditës së parë apo ka raste të tjera për të cilat do të hetohet dhe hetimi do të shkojë thellësisht në të gjithë aktivitetin që për mua është shumë kriminal që ka zhvilluar ajo kompani, megjithatë do ia lëmë hetimit fjalën e fundit dhe laboratoreve shkencore që të vërtetojnë përbërjën e atij materiali dhe rrezikshmerinë që ai ofron për njerëzit por ndihem mirë që patëm një kombinim të jashtezakonshëm me Policinë e Shtetit edhe në kuadër të reformimit të institucioneve që kontrollojnë mjedisin”, u shpreh Klosi.

Policia e Vlorës deklaroi se falë operacionit të koduar “Amiant”, u bllokua një sasi e konsiderueshme amianti që po sillej në Shqipëria nga Italia nëpërmjet tragetit të linjës Brindisi-Vlorë, kur edhe u bë bllokimi i tij.

Mbetjet vinin me traget nga Italia në drejtim të portit të Vlorës me destinacion përfundimtar Shqipërinë. /a.y/noa.al

Emrat/ Gjashtë të arrestuarit sot në Vlorë, sillnin me traget mbetje të rrezikshme nga Italia

Vinin me tragetin e linjës Brindisi-Vlorë mbetje të rrezikshme nga Italia, 6 persona në pranga