Transmetuar më 21-02-2020, 19:42

Pamje të frikshme nga ambientet e një shkolle, ku mes disa vajzave, plas grushti dhe shqelmat.

Disa nxënëse të shkollës fillore në Kodrali të Deçanit janë përfshirë në një rrahje fizike mes tyre.

Pamjet e publikuara nga mediat e Kosovës, janë filmuar këtë javë, ku shihen tre nxënëse.

Dy prej vajzave të reja shihen me uniformë, në dallim nga tjetra.

Video po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale, ndërkohë që nuk dihen arsyet e dhunës së egër.

Po ashtu, nuk dihet as nëse janë marrë masa ndaj nxënëseve të përfshira në konflikt.