Transmetuar më 21-02-2020, 23:40

Nëna e tre fëmijëve Hannah Clarke vdiq me tre fëmijët pasi burri e dogji të gjallë në makinën e saj.

Ajo ishte larguar nga Roëan Baxter pas disa vitesh abuzimi prej tij.

Babai vrasës në momentin e krimit u fut me nxitim në makinën e Anës dhe i vuri thikën në fyt, por ajo edhe pse bëri përpjekje për të dalë, nuk ia arriti qëllimit.

Pastaj i vuri zjarrin makinës, ku ndodheshin tre fëmijët e tyre. Gruaja i kishte lënë fëmijët në sediljen e pasme. Ajo ishte përpjekur t’i shpëtonte ata, por nuk ia doli, në momentin e fundit.

Hannah Clarke, 31 vjeçe dhe fëmijët e saj Aaliyah, gjashtë vjeç, Laianah, katër vjeç dhe Trey, tre vjeç, humbën jetën pasi u dogjën brenda makinës.

Lloyd Clarke pas ngjarjes së tmerrshme kreu vetëvrasje.

Pavarësisht se pësoi djegie në 97 për qind të trupit të saj, Hannah u gjet e gjallë dhe ishte në gjendje t’i jepte policisë në vendngjarje një deklaratë të detajuar për atë që ndodhi.

Ajo po i merrte fëmijët në shkollë pas orës 8 të mëngjesit nga shtëpia e prindërve të saj në Camp Hill, Brisbane, ndërsa vrasësi ishte në pritje.

"Makina e tij u gjet poshtë rrugës, krimi ishte paramenduar", mësohet të kenë thënë hetuesit.