Transmetuar më 22-02-2020, 09:36

Reshjet e dëborës të rëna gjatë natës kanë sjellë probleme në qarkullimin rrugor në disa zona në juglindje të vendit.

Si pasojë e trashësisë 5-10 cm, rruga që të çon për në fshatin turistik të Dardhës kalohet me zinxhirë.

Po ashtu edhe rruga e Qarrit dhe Liqenasit kalohet pjesërisht me zinxhirë.

Kompanitë kontraktore kanë punuar gjatë natës në mënyrë që rrugët të mos bllokohen.

Ndërsa Voskopoja, Kapshtica dhe Qafë Thana janë të hapur dhe nuk ka probleme në qarkullim.