Moderatorja e sportit, Ilda Bejleri, ishte e ftuara speciale në spektaklin ‘Top Talent’ mbrëmjen e kësaj të premteje. Ajo dha një intervistë për njërën ndër konkurrentet dhe u pyet rreth jetës private.
Ilda u pyet nëse është në një lidhje por u shpreh se një gazetare sportive, nëse do që të vazhdojë karrierën e saj, nuk duhet të thotë që është e lidhur.
Po ashtu Ilda vijoi duke thënë se njeriu ka nevojë për mbështetje për të qenë i lumtur dhe fjalët e saj të lënë të kuptosh se moderatorja po jeton një histori dashurie, për të cilën nuk dëshiron të flasë publikisht.
“Njeriu ka nevojë për mbështetje, për të qenë i lumtur. Nëse më dëgjon mua, mos thuaj asnjëherë që je e lidhur nëse do të vazhdosh gazetarinë sportive. Po e lë evazive.
Mjafton të jesh i lumtur, por nuk ka rëndësi statusi ‘single’ apo ‘i lidhur”, u shpreh Ilda.