Transmetuar më 22-02-2020, 15:50

Ndahet nga jeta para kohe, kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Momolla.

Mësohet se kryebashkiaku socialist, u nda nga jeta ditën e sotme, si pasojë e infarktit.

Memolla gjeti vdekje në moshën 52-vjeçare, ku pavarësisht tentativave për ti ardhur në ndihmë, u konstatua vdekje e tij.

Mësohet se Memolla ka gjetur vdekjen në Peshkopi, ku kishte shkuar bashkë me skuadrën e qytetit “Egnatia” për ndeshjen përballë “Korabit”.

Në pushimin e ndeshjes ai kishte shkuar për të pirë një kafe, ku dhe ka pësuar infarkt.

Haxhi Memolla, mori mandatin si kryebashkiak i Rrogozhinës, pas zgjedhjeve të 30 qershorit. /a.y/noa.al