Transmetuar më 22-02-2020, 17:31

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka publikuar një fotografi të këndshme familjare.

Ai shihet me dy djemtë e tij kaliqafë, ndërkohë që zbulon se sot në shtëpinë e tij ka festë.

“Sot 9 e pastaj dhe të tjera Drin. Shok të mirë përgjithmonë”, shkruan Tahiri.

Ai bën me dije se sot djali i tij i madh mbush 9 vjeç, dhe në festime nuk mund të mungonte as Goliku i vogël.

Kujtojmë se ish-ministri u shpall fajtor dhe u dënua vetëm për shpërdorim detyre me 3 vite e 4 muaj shërbim prove, duke u akuzuar se nuk kishte marrë masa për parandalimin e kanabizimit të vendit dhe nën akuzën e përfshirjes së efektivëve të policisë në këtë aktivitet kriminal.

Saimir Tahiri është akuzuar si i dyshuar për lidhje me grupin “Habilaj” që merrej me trafik droge drejt Italisë dhe se i krijonte lehtësi grupit në aktivitetin kriminal.

Pasi Prokuroria e posaçme antikorrupsion, e njohur si SPAK, dosja në ngarkim të tij pritet të gjykohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit. /a.y/noa.al