Transmetuar më 22-02-2020, 22:10

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka pësuar një prej goditjeve më të mëdha që jeta mund të japë.

Ai ka bërë me dije se i është ndarë nga jeta motra e tij, e cila ka gjetur vdekjen para kohe.

Zamira Spahiu, është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare, duke lënë hidhërim të thellë tek familja.

Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë Kreshnik Spahiu, duke publikuar lajmërimin e vdekjes.

“Lamtumirë motra ime”, shkruan Spahiu, duke zbuluar se funerali do të mbahet në orën 13.00 të ditës së diel. /a.y/noa.al