FOTO/ Bilanci i tërmetit 5.7, që goditi sot në mëngjes Turqinë lindore
Transmetuar më 23-02-2020, 18:11

Të paktën nëntë njerëz, përfshirë tre fëmijë, kanë vdekur në Turqinë lindore pas një tërmeti me epiqendër në Iranin fqinj.

Të paktën 37 njerëz u plagosën pasi iu shembën shtëpitë, tha ministri i brendshëm i Turqisë.

Rreth 1,066 ndërtesa u rrëzuan në tërmetin e së dielës, shtoi ministri turk Suleyman Soylu.

Tërmeti me madhësi 5.7 pati epiqendër fshatin kufitar iranian Habash-e Olya.

Të paktën 75 të tjerë u plagosën dhe shtëpitë e dëmtuan në 43 fshatra në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor, të Iranit.

Tërmeti ra në 09:23 (06:53)  në Iran dhe pati një thellësi 6 km (3.7 milje).

Mediat turke treguan pamje nga grupet e shpëtimit të familjeve që prisnin jashtë në kushte dëbore në Baskale, provincën Van.

"Kishte fëmijë nën gërmadha. Ne dëgjuam zërat e tyre".

"Pastaj ndodhi diçka. Ne nuk e kuptuam se çfarë ndodhi saktësisht dhe nxorëm tre trupa," i tha një fshatar agjencisë së lajmeve Reuters.

Guvernatori i Van Mehmet Emin Bilmez tha se nuk ka më njerëz të blokuar nën rrënoja.

Muajin e kaluar dy ortekë në provincën Van vranë të paktën 39 njerëz përfshirë edhe punëtorë shpëtimi.

Ndërsa në provincat e Elazig dhe Malatya të paktën 31 njerëz vdiqën dhe më shumë se 1.600 mbetën të plagosur nga një tërmet tjetër i fuqishëm./NOA.al

Loading...