Thirret në polici vajza që përhapi audion fake në Whatsapp për koronavirusin
Transmetuar më 23-02-2020, 19:45

Vajza që përhapi panik duke thënë se në Shqipëri ka 12 raste me koronavirus, është identifikuar dhe është thirrur nën akuzë për lajm të rremë.

Autorja e audios e cila u shpërnda me shpejtësi nëpërmjet Whatsapp, se në Shqipëri ka mbi 12 raste me koronavirus, tha se dhe është thirrur të dëshmojë në polici për përhapje të "lajmeve fake".

"Është bërë problem i madh", dëgjohet të thotë në audion e dytë, teksa u ka kërkuar duke iu lutur vajzave të grupit të punës, ku dhe kishte nisur mesazhin e parë, si edhe të gjithë personave të tjerë që ta fshinin mesazhin.

"Goca kjo audio është e imja. E kam nisur te grupi i punës para pak orësh dhe ju lutem, ju lutem, ju lutem fshijeni. Të gjithë njerëzve që ua keni dërguar thuajini fshijeni se unë nesër kam për të shkuar në polici dhe kam për të dhënë deklaratë gjasme për lajme fake. Të lutem kushdo që e merr këtë audio, ti thonë që ta fshini dhe mos ta shpërndajë më se është bërë problem shumë i madh. Ju lutem, ju lutem, ju lutem fshijeni", thotë vajza në audion e dytë.

Por për çfarë tha ajo për koronavirusin?

"Goca, se po më shkruante motra tani. Vjehrra e motrës time është mjeke në spital dhe na mori në telefon dhe na ka thënë që janë konfirmuar shumë raste me koronavirus në Shqipëri, kështu që evitoni kafet e mbyllura ku ka shumë njerëz, autobusat, përdorni higjienizues, mos i takoni njerëzit, thojuni "mirëmëngjes" "mirëdita", por mos u jepni duart që të keni kontakt me frymëmarrjen".

"Pini lëng portokalli se forcon imunitetin se kush ka imunitetin e dobët më i rreziku dhe çështja është se do përhapet në masë, se nuk kemi as kushtet e duhura për t’i mbajtur në karantitë të infektuarit tha ajo. Nuk është për të përhapur panik, por bëni kujdes me këto gjërat kështu. Mbani gjithmonë higjienizues me vete, lani duart sa më shpesh, nëse hipni në autobusa shpesh merrni maska se nuk i dihet. Nuk është bërë akoma publike se nuk e lejon shteti domethënë mbi 12 raste vetëm javën e fundit", thoshte vajza, identiteti i së cilës nuk është bërë ende publik nga policia.

Lidhur me përhapjen e panikut nga ana e saj, reagoi edhe ministria e Shëndetësisë, ku sqaroi se informacioni është i pavërtetë.

/NOA.al

Loading...