Transmetuar më 23-02-2020, 20:07

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo, dha këshilla të vlefshme për qytetarët shqiptarë, sesi ata të mund të mbrohen nga koronavirusi.

Kalo tha se njerëzit duhet që të lajnë duart sa më shpesh si mbrojtja më e mirë ndaj viruseve, duke bërë thirrje për qetësi për të mos përhapur panik të panevojshëm.

“Kultura qytetare në sjelljen tonë në publik si dhe ndërgjegjësimi për higjienën personale e të mjedisit rrethues, janë dy hallka të rëndësishme si në parandalimin po ashtu edhe në kufizimin e rasteve me Covid-19. ‘Kushtojnë’ shumë-shumë pak por janë mjaft të efektshme”, shprehet mjeku i mirënjohur Tritan Kalo, për RTSH.

Mjeku i mirënjohur ka ftuar qytetarët që të bëhemi të gjithë pjesë e përballimit të këtij risku. duke i ftuar që të kuptojmë mesazhet që na vijnë nga specialistët e fushës së epidemiologjisë.

“Sensibilizimi në këtë drejtim prej gjithsecilit prej nesh në mendimin tim, ndihmon më shumë se ironizimet sarkastike në prononcimet tona në FB….Para rrezikut iminent, teorizimet e shumta në këtë drejtim janë të pabukta…..Të kuptojmë qartë mesazhet që na vijnë si nga specialistët e fushave të Epidemiologjisë e Shëndetit Publik, Specialistët e Sëmundjeve Infektive si dhe të Urgjencave Mjeksore, e të bëhemi të gjithë pjesë e Përballimit të këtij risku, sikundër është mundësija e hyrjes së Covid-19 në Shqipëri, – u shpreh mjeku.

Sipas tij "infeksioni nga Covid-19 është një formë tjetër e manifestimit të GRIPIT, por me rrezikshmëri më të madhe. Mëndjekthjellët dhe Vullnetplotë uroj dhe shpresoj se do t’ia dalim!!!”, shprehet ai, teksa virusi ka rregjistruar deri tani mbi 100 të prekur në vendin fqinj, si dhe tre viktima.

/NOA.al