Transmetuar më 23-02-2020, 20:53

Ndërron jetë në moshën 80 vjeçare profesori i Shkencave Bujqesore, Ahmet Osja.

Ahmet Osja për afro 9 vjet, 1982-1991, përfaqësoi Shkodrën si deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Osja ka qenë edhe ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave si dhe lektor në Universitetin e Shkodrës në vitet e fundit të komunizmit.

Ishte pjesë e PS-së në fillimet e krijimit të saj, por hoqi dorë nga angazhimet politike, për t’iu përkushtuar studimeve dhe botës akademike, në 25 vitet e fundit.

Ai ishte një nga figurat më të njohura të botës akademike në vend.

Profesor Osja është autor dhe bashkë autor i disa botimeve në fushën e Bujqësisë dhe një ndër personalitetet e rralla të këtij sektori, aq jetik dhe i rëndësishëm për ekonominë tonë.

/NOA.al