Transmetuar më 24-02-2020, 08:19

Reperi Arkimed Lushaj i njohur nga të gjithë si Stresi, ka zbuluar se kush ia ka vendosur emrin e artit.

I ftuar këtë të diel në emisionin “Why Not”, gjatë intervistës ai ka treguar edhe personin që i ka ngjitur emrin e dytë.

Moderatorja e cilësoi si një ndër figurat më të zhurshmë në mediat shqiptare si për art si për si për showbiz dhe ai tha “Të kisha një emër tjetër, i zhurmshmi”.

Teksa moderatorja ka thënë se “i zhurmshmi” është emër i prenotuar, ai ka treguar se “Këtë emër shyqyr Zotit ma ka ngjitur nëna ime, nuk ia kam ngjitur vetes

dhe e kam karakterizuar 100% nga vetja domethënë, nuk ma ka zgjedhur as shoqëria”.