Koronavirusi, ISSH jep një porosi dhe tregon kush rrezikon
Transmetuar më 24-02-2020, 09:50

Instituti i Shëndetit Publik jep sugjerime të tjera për të shmangur prekjen nga virusi i rrezikshëm koronavirus.

Këshillohet që të shmangen udhëtimet nëse jeni me kollë dhe temperaturë.

“Nëse keni kollë, temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni kujdes mjekësor sa më shpejt dhe informoni personelin shëndetësor për historinë e udhëtimit tuaj”, thotë ISSH.

Po ashtu jepet informacion se kush mund të infektohet nga koronavirusi, ku si më të rrezikuar listohen personat që jetojnë ose kanë udhëtuar në zona të infektuara.

Aktualisht koronavirusi i ri qarkullon në Kinë ku raportohet numri më i madh i rasteve dhe se në vendet e tjera shumica e rasteve të raportuara kohët e fundit kanë udhëtuar në Kinë.

ISSH thotë se pak raste të tjera kanë ndodhur tek ata që kanë jetuar ose bashkëpunuar ngushtë me njerëz të infektuar në Kinë.

“Po ashtu ka vende ku ka qarkullim komnunitar si p.sh në Korenë e Jugut, Hong Kong, Japoni, Tajlandë si dhe kohët e fundit në Itali”, thuhet më tej. /a.y/noa.al

Koronavirus/ Shënohet viktima e katërt në Itali

Loading...