Shkolla private pezulloi mësimin prej koronavirusit, Ministria e Arsimit i heq licencën
Transmetuar më 24-02-2020, 10:14

Ministrja e Arsimit Besa Shahini, del me deklaratë të ashpër, lidhur me mundësinë e mbylljes së shkollave pas rrezikut nga koronavirusi.

Shahini thotë se shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor vetëm me urdhër ministri, si dhe komunikon heqjen e licencës për një shkollë private e cila ndërpreu procesin mësimor. “Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën. Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër”, bën me dije Shahini.

Ajo thotë se ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, "për gjoja parandalim të një situate virale" e cila nuk ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë.

Bëhet fjalë për shkollën “Udha e Shkronjave”, e cila ndërpreu procesin mësimor për dy javë. /a.y/noa.al

Koronavirusi, ISSH jep një porosi dhe tregon kush rrezikon

Koronavirus/ Shënohet viktima e katërt në Itali

Në Kinë një person shfaqi simptomat e koronavirusit pas 27 ditësh! A është shumë pak karantina 14 ditë?

Loading...