Transmetuar më 24-02-2020, 10:47

Reperi Stresi me moderatoren Roza Lati bënë një skeç humori për arrestimin që ndodhi disa muaj më parë. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak ish-partneres së Stresit, Kejsi, e cila reagoi me anë të një shkrimi në Instagram.

Kejsi nuk u kursye me fjalët e saj dhe theksoi se kishte mungesë profesionalizmi e idesh.

“Për atë prezantuese emisioni që e konsideron veten të aftë për komedi, nëse do ishe vërtet kaq e talentuar në atë fushë, do punoje te Portokallia dhe jo tek Why not. Më duket e çuditshme si një njeri mund të bëj një skeç të quajtur “Si ta bëjmë mizën balenë” dhe të preki mbi jetën time private, kur unë nuk kam lidhje me emisionin e saj. E dimë që çdokush në emisionin e vetë bën çfarëdo, por për këta individ që kanë platformën për të influencuar për mirë, bëjnë gjithçka përveçse të tregojnë respekt. Nëse të janë tharë idetë dhe të duhet me patjetër tërheqësh vëmendje, ke shumë mënyra pa rënë në këtë nivel sepse të tallesh me eksperiencat, vuajtjet dhe hallet e të tjerëve s’është fort për të qeshur”, shkroi Kejsi.

Ndërsa Stresi ka reaguar duke i dalë në mbrojtje Roza Latit duke thënë se nga kjo skenë është sqaruar edhe e vërteta e arrestimit të tij.

“Pse mërziteni? Ju keni dalë të nderuar nga ky emision. Dhe unë gjithashtu kam dal shume i pastër nga kjo ironi. Show është Show. Gjithmonë VIP-at e hajn kafshatën më të fortë. Taksa që paguajmë ne të famshmit, është gjithmonë thashethemi, drama, mashtrimi. Bravo Roza qe personalizove gjithë këto shushunjat që për një mirësjellje, te hipin ne qafe dhe ta fusin madje”, shkroi Stresi.

Moderatorja Roza Lati deklaroi me shkrime në Instastory se do të prononcohet gjatë ditës së sotme për këtë çështje, por ende nuk ka një reagim./a.m/noa.al