Transmetuar më 24-02-2020, 11:50

Nevina Shtylla është një prej moderatoreve më simpatike në vend dhe pretendohet se nuk pagohet keq.

Në rubrikën “Trotuar” në “E diell”, u diskutua mbi pagat dhe Nevina gjatë emisionit zbuloi rrogën e saj të parë dhe sa harxhon tani.

Moderatorja tregoi se ka punuar që e vogël dhe rroga e saj e parë ka qenë 250 mijë lekë.

“Kam patur fatin të punoj që e vogël. Madje mund ta them që rroga ime e parë ka qenë 250 mijë lekë të vjetra, bashkë me siguracionet. Unë ia dilja edhe të kurseja sepse jetoja me familjen. Mundohesha të hiqja edhe një pjesë për familjen sepse është detyrim. Sot jam prapë në fazë kursimi. Harxhoj tek 500 mijë lekë në muaj sepse kam harxhime. Vetëm të vij në Top Channel me makinë është harxhim”, u shpreh moderatorja.

Ajo tha se paratë nuk po i kursen për pushime, por për të krijuar diçka të sajën.