Transmetuar më 24-02-2020, 13:29

Jonida Maliqi mori vëmendje të madhe në vitin 2019 kur u zgjodh për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.

Ajo mori pjesë me këngën "Ktheju Tokës", me të cilën arriti në finale dhe u rendit në vendin e 17-të. Por duket se gjithçka e ka realizuar vetë dhe për këtë deklaroi se do të donte të plagoste drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së, Thoma Gëllçi, për shkak se nuk e kishte mbështetur gjatë pjesëmarrjes në “Eurovizion”.

E ftuar në emisionin "Klanifornia", Jonida u bë pjesë e një rubrike dhe duhet ti përgjigjej pyetjes se cilin nga tre meshkujt do të zgjidhte për martesë, për ta vrarë dhe për ta plagosur.

"E nisim me Thoma Gëllçin, në jetë nuk vras dot edhe një mizë se më vjen keq, por për ta plagosur do ta plagosja. Për një fakt që duhet ta them, nuk kam patur shumë mbështetje për Eurovizionin, ndoshta gjithçka e kam bërë vetë. Unë kam përjetuar momentet më të bukura të mia të karrierës time ", u shpreh Jonida.

Sa i përket personazheve të tjerë, tha se nuk do donte që ti komentonte./a.m/noa.al