Transmetuar më 24-02-2020, 14:50

Rezultatet e pacientes në Kosovë që dyshohej me koronavirus kanë dalë negative.

Pacientja u paraqit me ethe, djegie të syve, rrjedhje hunde dhe ndjeshmëri në fyt.

“Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS-CoV-2 me metodën rRT-PCR. Testi ka rezultuar negativ, domethënë pacientja nuk është infektuar me virusin SARS-CoV-2. Laboratori mikrobiologjik/IKSHPK është pajisur me kite dhe reagensa për detektimin e 2019-nCoV;”, njofton IKSHP në Kosovë.

Sipas tyre ekipet po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me koronavirus në botë.

Ndërsa Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka konstatuar se janë përforcuar masat për monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së Covid-2019./a.m/noa.al