Transmetuar më 24-02-2020, 14:53

“Vendimi i zotit Armani është që të ruhet shëndeti i mysafirëve të tij. Megjithatë momentalsht nuk kemi zgjidhje tjetër apo vendime të tjera të kësaj natyre”.

Është kjo ajo që deklaroi Presidenti i dhomës së modës në Itali, Carlo Capasa, pasi stilisti Giorgio Armani vendosi që sfilatën e parashikuar për këtë të diel ta mbajë me dyer të mbyllura.

Sfilata e parashikuar për Milano Fashion Week u mbajt me dyer të mbyllura dhe pa spektator, duke u trasmetuar gjithçka në kohë reale në livestream.

Java e modës nisi në 18 shkurt dhe do të mbyllet në 24 shkurt.

Modelet e Armanit sfiluan në një sfond të errët, ndërkohë që sfilata mbyll me një mesazh dashurie për Kinën, si vendi më i prekur nga virusi i rrezikshëm.

Modelet u shfaqën në pasarelë me veshje të frymëzuara nga motivet kineze. /a.y/noa.al