Transmetuar më 24-02-2020, 15:13

Këngëtarja e njohur Yllka Kuqi është bërë nënë për herë të parë.

Prindërit e saj kanë treguar për mediat kosovare se ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Luiza.

Yllka e konfirmoi shtatzëninë para disa ditësh përmes një seti fotografik.

Ajo ka pozuar bashkë me të shoqin, ndërsa fotografinë e përkufizon me fjalën “Dashni”.

Vendimin për të zgjeruar familjen e kanë marrë pas afro tetë vitesh martesë./a.m/noa.al