Transmetuar më 24-02-2020, 20:35

Italia shënon viktimën e shtatë nga koronavirusi në Itali.

Viktima e fundit raportohet të jetë një grua 62 vjeçar në Como.

Ai vuante nga veshkat para se të prekej nga koronavirusi

Italia, vendi ynë fiqnj, është vendi i tretë në botë për nga numri i të infektuarve dhe shteti në Europë me më shumë të prekur.

Deri më tani numri i të infektuarve ka shkuar në mbi 230 të prekur.

Lombardia është zona me numrin më të lartë të të infektuarve nga koronavirusi dhe është e izoluar.

Ndërkohë mediat italiane raportojnë se për shkak të frikës nga koronavirusi Milanoja thuajse është zbrazur: shkolla të mbyllura, metro, lokale, rrugë dhe trenat krejt të zbrazët.

Ndërkohë në Itali janë gjithsej 5 zona të infektuara, të cilat po përballen me izolimin. Pavarësisht frikës dhe panikut, viktimat deri tani raportohen të jenë të moshuar, çka do të thotë se kjo është mosha me e rrezikuar.

Kjo sepse të moshuarit vuajnë edhe nga sëmundje të tjera dhe nuk e përballojnë dot virozën, por megjithatë, paniku është i madh kudo në botë.

/NOA.al