Transmetuar më 24-02-2020, 21:19

U njohur për publikun me emrin artistik, Tayna, ajo është në fakt mjaft e suksesshme, në një treg të brishtë ku famën edhe mund ta "blesh" fare lehtë. Ndodh rëndom!

Suksesit të saj do t’ia kishte zili ndoshta çdo artist i vërtetë në një vend tjetër, apo edhe në Shqipëri. Në vendin tonë, këta të fundit janë thuajse të panjohur, këngët e të cilëve nuk i dëgjon dhe nuk i shikon kush.

Gjithsesi, Tayna ka publikuar së fundmi një foto pa të brendshme në rrjetet sociale.

Ajo thuhet se këndon "rap", në muzikë dhe quhet ndryshe repiste.

Por për të zgjeruar famën dhe suksesin, Tayna shfaqet me një fustan të kuq, ndërsa shihet se nuk ka veshur fare të brendshme. “Sepse është e kuqe”, ka shkruar poshtë fotos, ndërsa ka ngacmuar imagjinatën e fansave.

"Marijuana, kolumbiana", është kënga e saj më e dëgjuar nga të rinjtë shqiptarë.

Ajo është bërë mjaft e njohur në rrjetet sociale. Mediat on-line raportojnë shpesh për sukseset dhe "hit"-et e saj. Dhe po ashtu edhe për veshjet e saj.