Transmetuar më 24-02-2020, 22:46

Italinë e ka kapur paniku, sidoemos zonat e veriut të këtij vendi.

Deri tani raportohen 7 të vdekur, kryesisht të moshuar dhe 230 të prekur. Por a mund të justifikohet paniku i madh?

Elettra Lamborghini i është përgjigjur të rinjve të frikësuar, përmes një mesazhi, në rrjetet sociale.

"Ju bëni ç’të doni në disko pa prezervativë dhe atëherë keni frikë nga koronavirusi?!, – u është drejtuar përmes një mesazhi të rinjve Lamborghini.

Këngëtarja dhe prezantuesja e famshmja televizive Elettra Lamborghini e dha këtë mesazh në profilin e saj në Twitter.

/NOA.al