Transmetuar më 25-02-2020, 13:14

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi e vlerësoi vokalin e Arilena Arës dhe e mbështeti në performancën e saj me këngën "Shaj",

Sot, Jonida deklaroi se Arilena e meritonte fitoren sepse sipas saj është “një talent që lind 1 në 1 milion”.

“Unë u jap mbështetje të paparë të gjithë artistëve që mendoj se kanë talent, kanë diçka për të dhënë,. Nuk bëj qoka zakonisht ashtu siç bëjnë shumë kolegët e mi të cilët çdokush që nxjerrë një material muzikor duhet ta publikoj, madje ndonjëherë kur më kërkojnë ta promovoj nuk e bëj këtë gjë nëse nuk më pëlqen. Arilena duhet marrë në konsideratë që është një vajzë 21-vjeçare me një potencial të jashtëzakonshëm. Për mua një talent i tillë lind 1 në 1 milion. Një vajzë që interpreton vizualisht me një interpretim aspak të ekzagjeruar ashtu siç jemi mësuar në shoëbiz apo në ditët e sotme që njerëzit ndonjëherë ndikohen nga interpretimi i jashtëm, performanca”, u shpreh Jonida në emisionin "Wake Up".

Këngëtarja shtoi se i dashuron këngët me shpirt, prandaj i këndon në të shumtën e rasteve.

Ndër të tjera tregoi se i ka dhënë këshilla Arilenës për Eurovisionin, bazuar në eksperiencën e saj vitin e kaluar.

“Më raftë pika se është shumë e vogël, i kam thënë puno fort bëj maksimumin se nuk mund të pretendosh mbështetje të madhe”, tha Jonida./a.m/noa.al