Transmetuar më 25-02-2020, 15:15

Moderatorja Roza Lati ka reaguar ndaj ish-partneres së Stresit, e cila e kritikoi për skeçin "Si ta bëjmë mizën balenë" ku tregohej e vërteta e arrestimit të reperit.

"Vërtet… ç’lidhje ke ti këtu njëherë? Unë imitoj femrat shushunja që të qepen nga hiçi, kam nxjerr mirë të dashurin tënd. Ti… ç’e ke këtë frymë protagonizmi?", shkroi Roza.

Moderatorja sqaroi se nuk u përgjigj të dielën sepse do të kthehej me thumbime, por u rezervua prej Stresit.

"Pra… ideja për të bërë këtë skec me Stresin, e kishin që në tetor të 2018-ës. Dhe në fakt është ideja e Rita Latit. Që do të thotë, unë kam qenë që në tetor 2018 që e dija, e prisja, po qeshja me faktin që do ngrejnë zërin shpirtat protagonistë që gjithmonë janë kapur pas figurisë së djalit me famë", sqaroi Roza.

Ndërsa përfundoi duke thumbuar Kejsin me shkrimin: "Zonjushë e vogël… Je duke ecur fiks në kalkulimet e mia. Si me thënë… E ke parasysh kur do të fusësh një zog në kafaz, dhe e gënjen duke rreshtuar thërrimet e bukës njëra pas tjetrës? Pikërisht. Por nuk prisja kaq vrer shpirtzi në shkrim nga zonjusha që ka edukatë familjare dhe rri me telefon në dorë… dhe do e ketë parë prej 3 vjetësh këtë emision. Meqë qekam e aftë për komedi, s’do më linin të bëja Why Not-in."/a.m/noa.al

Lexo edhe: Pas videos në krevat me Roza Latin, reagon Kejsi: Nëse të janë tharë idetë… Çfarë i thotë Stresi