Transmetuar më 25-02-2020, 15:38

Eva Murati është një nga moderatoret më simpatike të ekraneve shqiptare dhe gjithashtu është një nga personat që publiku shqiptar ka më shumë përzemër.

Për Evën, moderimi i një emisioni sportive erdhi rastësisht, por është një punë që i jep kënaqësi, ndërkohë që paralajmëron edhe projekte të reja nga studio e emisionit “Rreze Dielli”, ku ishte ftuar paraditen e kësaj të marte.

Por cili është mendimi i Eva Muratit për moderatoret e tjera të emisioneve të sportit?

Hygerta Sako– Kam shumë respekt për Hygertën, është vajzë shumë e mirë, serioze, shumë e përgatitur. Nuk di të them një defekt.

Ilda Bejleri: E kam ndjekur pak, jo shumë, është ok. Natyra e emisionit është pak ndryshe nga emisioni im, ne e bëjmë pak më serioz.

Lei Kraja: Me Lein isha në një darkë mbrëmë. Është shumë e mirë dhe shumë e bukur. Ka marrë një risk shumë të madh përsipër duke ardhur nga një vend tjetër për të punuar direkt në ekran. Unë nuk do ta bëja.

Viola Spiro: Vajzë shumë e mirë, e përgatitur. Edhe me Violën kemi bërë spote publicitare.

Enkelejda Zejko: Është shumë e përgatitur, kam qenë fanse e saj

Eva Murati ka pohuar se aktualisht ka edhe oferta për të moderuar të tjerë emisione dhe se “Champions League” do ta linte vetëm për një spektakël.