Ndërron jetë ish-ministri i Bujqësisë, Meta: Mirënjohje për veprën e tij
Transmetuar më 25-02-2020, 16:53

Presidenti Ilir Meta bën me dije se është ndarë nga jeta ish-ministri i Bujqësisë, profesor Ahmet Osjas, duke shprehur edhe ngushëllime për humbjen e tij.

Me anë të një mesazhi Meta shkruan se ndarja nga jeta e profesor Ahmet Osja ishte një lajm i trishtueshëm për të gjithë.

Ai thotë se profesor Ahmet Osja i takon asaj plejade të jashtëzakonshme që dha kontribut në zhvillimin shkencor të vendit e sidomos në fushat e bujqësisë dhe ushqimit, duke lënë një trashëgimi të vyer në shërbim të brezave më të rinj.

“Akademiku dhe shkencetari i shquar Prof. Ahmet Osja, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm në krijimin e farave hibride të rendimenteve të larta në Bujqësi. Si drejtues i Institutit të Misrit dhe Orizit në Shkodër, Prof. Osja hodhi bazat e teknologjisë se rikombinimit gjenetik të varieteve bimore dhe në veçanti të misrit duke lënë pas një trashëgimi dhe bazë gjenetike me vlerë për prodhimin bimor. Prof. Osjen do ta kujtojmë edhe si një biolog shkencëtar eksplorues të florës së Alpeve tona”, shprehet kreu i shtetit.

Meta shton se si deputet i Kuvendit dhe ministër i Bujqësisë, Prof. Osja shpalosi vlerat e një personaliteti akademik me integritet të lartë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.

“Mirënjohje për veprën e tij të madhe dhe i përjetshëm kujtimi i tij i ndritur”, thotë në mbyllje Presidenti. /a.y/noa.al

Loading...