Transmetuar më 25-02-2020, 17:28

Konfirmohet zyrtarisht rasti i parë i koronavirusit në Zvicër. Deklarata u bë pasditen e sotme nga Zyra Federale e Shëndetësisë (Ufsp).

Ndërkohë ditën e djeshme, këshilltari federal Alain Berst, lajmëroi një sërë masash për përballimin e epidemisë.

Në mënyrë të veçantë nënvizoi dhënien e më shumë informacioni dhe përgatijen e operatorëve shëndetësor.

Mes këshillave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit është larja e shpeshtë e duarve, mos prekja e syve, hundës, gojës, të mbuluarit e gojës dhe hundës gjatë teshtitjes si dhe shmangia e kontakteve me personat e prekur nga infeksionet respiratore akute.

Këshillohet që të mos merren antibiotikë përveç rasteve të këshilluara nga mjeku, të pastrohen sipërfaqet me dezinfektant, përdorimi i maskës në rast dyshimi se jeni sëmurë apo keni kontakt me një person të sëmurë.

Ndër të tjera thuhet se produktet që vijnë nga Kina nuk janë të rrezikshme dhe se kafshët shtëpiake nuk e përhapin virusin e ri. /a.y/noa.al