Transmetuar më 25-02-2020, 18:15

Një grua me banim në Barcelonë të Spanjës e sapokthyer nga veriu i Italisë, rezultoi pozitive ndaj koronavirusit.

Ky është rasti i katërt në Spanjë, pas atyre të regjistruara në Kanarie dhe Majorka.

Ajo është shtruar në spitalin e Barcelonës, ku po kurohet në izolim.

Autoritetet konfirmojnë se pacientja e prekur kishte qenë në Bergamo dhe Milano të Italisë, nga 12 deri në 22 shkurt.

Gjatë një konference për shtyp Joan Guix, sekretar i shëndetësisë publike, deklaroi se pacientja kishte lajmëruar autoritetet të hënën, pasi manifestoi simptomat e ngjashme me të koronaviorusit. /a.y/noa.al