Transmetuar më 25-02-2020, 19:23

Koronavirusi rrit viktimat në Itali, ku numri i tyre mbrëmjen e sotme ka shkuar në 11. Ndërkohë numri total i të prekurve është 322.

Në total 240 raste dhe 9 viktima janë në Lombardi, 43 raste dhe 2 të vdekur në Veneto, 26 raste në Emilia Romagna, 3 në Piemonte, 3 në Lazio, 3 në Siçili, 2 në Toskanë, një në Alto Adige dhe një në Liguria.

Mes viktimave të orëve të fundit në Lombardi, janë dy burra me moshë 91 dhe 84 vjeç dhe një grua 83 vjeç.

Ky lajm u konfirmua nga i ngarkuari i posaçëm për emergjencat e koronavirusit në Itali, Angelo Borrelli.

Këtyre rasteve iu shtua së fundmi vdekja e një 76-vjeçareje në Treviso, e cila ishte shtruar në terapi  intensive në spitalin e Trevisos.

Gruaja gjeti vdekjen rreth orës 18.10 të kësaj të marte, si pasojë e komplikimeve me frymëmarrjen. Pacientët e shtruar janë me simptoma janë 114, 35 në terapi intensive, ndërsa 162 ndodhen në izolim shtëpiak. /a.y/noa.al

Koronavirusi/ Rritet numri i të infektuarve, kryeministri Conte: Italia është një shtet i sigurt

Koronavirusi, Italia rrit alarmin nga bota arabe deri në Australi