Transmetuar më 25-02-2020, 20:08

Kur kritika vjen nga brenda, ajo ka një aromë krejtësisht tjetër.

Në një kohë kur shkenca po bën përpjekje për të gjetur vaksinën e Koronavirusit, prej vitesh po bëhen politika kundra vaksinimit ndaj gripit të zakonshëm, me pretendimin se ato nuk kanë asnjë dobi për shendetin.

Për Messaggero ka folur Giulia Grillo, ish- Ministre e Shëndetësisë, duke u dhënë një goditje të fortë grupit të "Pesë Yjeve", që prej kohësh ka bërë politika kundër vaksinimit.

Në kohën e luftës kundër Koronavirusit, fjalët e saj peshojnë, pasi në të vërtetë flet për rëndësinë e vaksinave. Studiuesit në të gjithë botën po punojnë për të gjetur një të tillë, për të luftuar Koronavirusin. Pyetja është: pasi të zbulohet dhe testohet, a do ta injektojnë italianët atë, apo do të mbizotërojë sërish motoja: Jo Vaksinimit?

Tema është e diskutueshme. Dhe Grillo e di këtë: Ne, nuk kemi lindur kundër shkencës, – thotë ish-ministrja – Përkundrazi. Ndoshta, megjithatë, me kalimin e kohës ka pasur një komplot, një dëshirë, për të mohuar burime autoritare, për të shkuar kundër pushtetit. Ajo vetë pretendon ta ketë pësuar në "luftën" e "eksponentëve të rëndësishëm që ishin kundra Vaksinimit", luftë që "në fund e humba, dhe një nga arsyet, mbase, për të cilën unë nuk jam më ministre".

Gjatë reformës për detyrimin e vaksinimit, në fakt, "një pjesë" e parlamentarëve "në mënyrë të qartë kërkuan heqjen e detyrimit të certifikatave të vaksinimit në shkollë".

Grillo me siguri nuk është e detyruar të thotë dhe emrat dhe mbiemrat e tyre: "Unë natyrisht mendoj për Paola Taverna. Në mënyrë të jashtëzakonshme ishte kundra-vaksinimit, por edhe për shumë emra të mëdhenj që janë akoma ministra tani."

Midis tyre edhe Luigi Di Maio. Mund të ketë ndjeshmëri të ndryshme në këtë çështje, – përfundon ish-ministrja, e cila doli kundra grupit të saj parlamentar për të mbrojtur idetë e vaksinimit dhe të shëndetësisë, duke nxjerrë në pah rolin e pavarur dhe idetë e mëdha me të cilat debaton politika perëndimore.

/NOA.al