Transmetuar më 25-02-2020, 20:24

Një rast i rëndë me insufiçensë respiratore, që janë rrugët e frymëmarrjes, u regjistrua sot në qarkun e Beratit.

Raportohet se në spitalin e Çorovodës u paraqit një i sëmurë, me probleme pulmonare.

Më pas 45-vjeçari me iniciale V.A, është dërguar me urgjencë drejt QSUT-së Tiranë dhe më pas Sonatoriumit, për ekzaminim.

Sakaq, pacienti me insufiçencë respiratore të rëndë ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.

Mjekët nuk e kanë cilësuar rastin si një rast të thjeshtë viral. Dyshohet se ai ishte i prrekur nga gripi i derrit.

Sipas tyre, analizat paraprake nxorën një problem të theksuar polmonar dhe për këtë arsye rasti është dërguar me urgjencë dhe me autoambulancë në QSUT.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet shëndetësore, mbi shkaqet e vdekjes së pacientit.

/NOA.al