Humbi sot jetën në Sanatorium, dyshohet për grip derri. Ja çfarë thonë mjekët
Transmetuar më 25-02-2020, 20:56

Sot në Spitalin "Shefqet Ndroqi", i njohur ndryshe edhe si Sanatoriumi, raportohet se një person ka humbur jetën, pas probleme të rënda që shfaqi me rrugët e frymëmarrjes.

Një 45-vjeçar nga Çorovoda e Skraparit, Vjetar Alushi, u transportua me urgjencë drejt spitalit Rajonal të Beratit, dhe më pas drejt Tiranës.

Ai shfaqte temperaturë të lartë dhe me probleme me frymëmarrjen, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 45-vjeçari ndërroi jetë.

Dyshohet se ai ka humbur jetën, pasi u prek nga grupi i derrit.

Megjithatë, Instituti i Shëndetit Publik, konfirmoi se ka marrë mostrat e analiazve dhe pritet të japë konfirmimin zyrtar.

Në Berat janë diagnosticikuar 5 persona me virusin AH1 N1, i njohur ndryshe edhe si gripi i derrit.

Në fillim të vitit të shkuar prej virusit AH1N1 humbën jetën 4 persona, në vendin tinë.

Pacientët në fjalë vuanin edhe nga sëmundje të tjera, ashtu si edhe ata që kanë humbur jetën deri tani nga koronavirusi.

Mjekja infeksioniste, Etleva Vila konfirmoi se pacienti i ardhur sot nga Çorodovoda ka pasur insufiçencë respiratore të rëndë, por nuk ka pasur kontakte me zona të prekura nga koronavirusi.

Sipas mjekes, Etleva Vila, "rasti sot në Tiranë është referuar paradite me insufiçencë respiratore të rëndë, por referonte që rasti nuk ka pasur kontakte me zonat me koronavirus. Ekziston karantina dhe me një sensibilizim mendoj se situata vihet në kontroll", theksoi mjekja.

Megjithatë mjekët shprehen se janë në gatishmëri dhe se janë të gjitha kapacitetet e duhura për të përballuar situate virale.

"Jemi të gatshëm, kemi personel të shtuar. Kemi hapur një dhomë të veçantë, për këto raste. Nuk kemi mungesë medikamentesh", shprehen ata.

Çdo rast me grip të zakonshëm, por përjetohet me momente paniku, për shkak të koronavirusit.

/NOA.al

Loading...