Transmetuar më 25-02-2020, 22:17

Në 2 mars Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka thirrur qytetarët në një tubim në bulevard.

Presidenti ka thirrur popullin për të mbrojtur Kushtetutën, në atë që ai e quan "grusht shteti".

Alfred Lela i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, foli për paradoksin, se sipas tij Presidenti ka të drejtë, por tha se Ilir Meta është i pabesueshëm.

"Beteja është politike. Presidenti ka të drejtë, shkeljet janë të gjitha. Askush me një logjikë të ftohtë nuk do mundej të thoshte që Presidenti në pikën 1, ose 6, ose 8 ka të drejtë në të gjitha, por Presidenti është Ilir Meta, nuk është Scalfaro. Pra po të doni edhe i ndajmë këto, por matematika politike thotë që në shesh do dalin ata që i ndajnë këto të dyja, ndërsa ata që nuk i ndajnë nuk do dalin", tha Lela.

"Prap vijmë tek ajo që a e përfaqëson unitetin e popullit Presidenti si prerogativë kryesore ose jo? Do ta shohim. Numrat mund të më nxjerrin mua huq. Ndoshta do të doja të më nxirrnin mua huq. Me numrat kam parasysh njerëzit që do dalin në bulevard".

Lider i opozitës, – shtoi Alfred Lela, – "është ai me aksionin më të madh politik, që sipas tij kohët e fundit e ka më të dukshëm Presidenti Meta.

"Politikisht, Ilir Meta muajt e fundit ka pasur më shumë dritë, më shumë fokus, më shumë aktivitet dhe më shumë produktivitet sesa Lulzim Basha. Emrat ose etiketat që mund ti vëmë Bashës dhe Metës nuk kanë rëndësi në këtë rast, a është Basha lider i opozitës apo Meta?! Lider i opozitës është ai me inkursionin më të madh politik, me aksionin më të madh politik", u shpreh Lela.

/NOA.al