Transmetuar më 25-02-2020, 22:34

Rasti i ri i koronavirusit konfirmohet edhe në Gjermani.

Autoritetet shëndetësore të Baden-Württemberg e kanë bërë atë publike.

Pacienti është një burrë 25-vjeçar nga rrethi Göppingen, "ndoshta i infektuar gjatë një udhëtimi në Itali, në Milano". Pasi provoi simptomat e gripit gjatë kthimit të tij në Gjermani, i riu kontaktoi autoritetet lokale shëndetësore.

Pas testimit pozitiv, pacienti do të shtrohet në karantinë.

Rasti i ri e çon totalin e rasteve të koronavirusit të konfirmuar në Gjermani në 17 persona.

/NOA.al