Frika nga koronavirusi shkarkohet mbi farmacitë e Tiranës
Transmetuar më 26-02-2020, 01:19

PËRDITËSIM LIVE

Në Shqipëri, mijëra qytetarë iu drejtuan farmacive për të siguruar maska dhe pajisje të tjera për të parandaluar prekjen nga korona-virusi.

Farmacistët pohojnë se po bëjnë maksimumin, ndonëse shqetësimi i qytetarëve është i lartë.

Prokuroria shqiptare ka nisur hetimet për disa raste të abuzimit me çmimet e farmacive, ndërkohë që ekziston një shqetësim i lartë i publikut për koronavirusin.

Pas mjekëve, që udhëtarët ndeshin në pikat kufitare ajrore, detare e tokësore, grupi i dytë, që qytetarët shqiptarë kërkojnë në këto ditë të shqetësuar për koronavirusin, janë farmacistët.

Edhe pse nuk janë formalisht pjesë e task forcave të emergjencës, janë farmacistët ata që po dialogojnë me mijëra qytetarë në panik, duke u bërë këshilluesit kryesorë dhe shërues të familjarëve në të gjithë vendin.

Farmacisti Armand Koni thotë se “situata mund të tejkalohet me sukses, nëse të gjitha strukturat shëndetësore bashkëpunojnë dhe nuk veprojnë të izoluara nga njëra tjetra, duke ndjekur objektiva parciale”.

Farmacistët sqarojnë se Kina është prodhuesja më e madhe e maskave e dorezave mjekësore dhe këto kohë ata nuk po furnizojnë rregullisht shtetet e tjera, sepse po i mbajnë për vete, ndaj u krijua një vështirësi në treg, e cila u zgjidh shpejt.

Në këto ditë të shqetësimit masiv të qytetarëve për koronavirusin, rrjeti kapilar i farmacive po u shpjegon atyre se përtej vendosjes së një maske individuale, parandalimi i viruseve ka të bëjë më shumë me kulturën shëndetësore në komunitet.

Drejtuesja e Urdhërit të Farmacistit, Diana Toma, thotë se “të gjitha farmacitë e Shqipërisë janë shndërruar këto ditë në qendra të këshillimit dhe edukimit mjekësor të qytetarëve në biseda të drejtpërdrejta”.

Farmacistët thonë se ata janë aleatët më të sigurtë të qytetarëve dhe hedhin poshtë si të pavërteta shigjetimet e rrjetit farmaceutik për abuzime me çmimet apo cilësinë e produkteve, duke theksuar përkushtimin e tyre në punë përkrah qytetarëve të shqetësuar.

Autoritetet shëndetësore në Shqipëri dyfishuan masat për të parandaluar hyrjen e koronavirusit në vend nga Italia fqinje. Zyrtarët thanë se qytetarët duhet t’u besojnë mjekëve në përballimin e këtij rreziku.

PËRDITËSIM LIVE

Boom: Maskat mungojnë në farmaci. Urdhri i farmacistëve: Porositë mund të vijnë pas 3 apo 6 muajsh.

Boom: Maskat mungojnë në farmaci.Urdhri i farmacistëve: Porositë mund të vijnë pas 3 apo 6 muajsh.#Boom #RtvOra

Publiée par Emisioni "BOOM" – Ora News sur Mardi 25 février 2020

Loading...