Veliera me turistë në rrezik, pëson avari në zonën e Currilave
Transmetuar më 26-02-2020, 07:55
Foto ilustruese

Një velierë e cila ishte duke lundruar ka pësuar avari në zonën e Currilave në Durrës mëngjesin e sotëm.

Në velierë ndodheshin katër turistë të huaj, dyshohen turq dhe amerikanë.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se anija ishte nisur nga Mali i Zi dhe kishte si destinacion Italinë.

Por gjatë lundrimit për shkak të një defekti pësoi avari, kjo bëri që në ndihmë të saj të shkojnë shërbimet e policisë kufitare, pas ndihmës së kërkuar në kapitenerinë e portit Durrës.

Aktualisht po punohet që veliera të nxirret nga zona me shkëmbinj ku ka ngecur, ndërsa pjesëtarët në bord, nuk janë në rrezik. /a.y/noa.al

Loading...