Transmetuar më 26-02-2020, 08:52

Në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit për goditjen e pasurive të krijuara nga krimi, vijojnë sekuestrimet.

Gjatë mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm janë bllokuar gjashtë makina luksoze në quytetin e Vlorës.

Në operacion janë përfshirë strukturat e Policisë së Shtetit dhe Operacionit Forca e Ligjit.

Prej javësh tashmë OFL iu dërgon formularë për deklarimin e pasurisë, personave me rekorde kriminale.

Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al