Transmetuar më 26-02-2020, 09:07

Zyrtarët e shëndetit në Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar amerikanët që të ruhen nga përhapja e koronavirusit sepse është e pashmangshme.

Ka 53 raste të konfirmuara në Amerikë dhe zyrtarët po mbledhin urgjentisht Kongresin për të ofruar miliarda dollarë për të financuar që të gjendet një zgjidhjet.

Të mërkurën në Korenë e Jugut, u konfirmua rasti i parë me koronavirus në bazën ushtarake.

Ushtari 23-vjeçar po mbahet në karantinë dhe gjendja e tij është nën kontroll, thanë forcat koreane.

Presidenti Trump ka deklaruar se përhapja e koronavirusit ishte "nën kontroll".

Më shumë se 2700 persona kanë vdekur dhe 80 mijë të tjerë janë sëmurë, kryesisht në Kinë ku shpërtheu virusi.

Jashtë Kinës, janë prekur Irani, Korea e Jugut dhe Italia që kanë raportuar numrin më të madh të rasteve të infektuara nga virusi.

Është raportuar edhe pacienti i parë në Amerikën Latine, një 61-vjeçar që sapo ishte kthyer nga Italia./a.m/noa.al

PËRDITËSIM LIVE