Transmetuar më 26-02-2020, 09:26

Moderatorja Rudina Dembacaj nuk i ka kursyer fjalët me komentuesit në Instagram pasi publikoi fotografinë me maskën në fytyrë.

Në përshkrim shkruajti: "Përshëndetje corona", gjë që ngjalli reagime të shumta.

Njëri prej ndjekësve i thoshte se për aq kohë sa është me Markun, nuk e prek koronavirusi.

Ndërsa një tjetër i komentoi se virusi nuk merret me gra që kanë kaluar shumë burra.

“Korona nuk fëlliqet me femra që kanë kaluar shumë burra”, i shkruan komentuesi.

Rudina nuk e kurseu përgjigjen duke i thënë: "Pra as mamin tënde"./a.m/noa.al