Transmetuar më 26-02-2020, 09:42

Komisioni Shëndetësor Kinez jep lajmin e 406 rasteve të prekura nga koronavirusi dhe 53 vdekje të reja gjatë së martës.

Thuajse të gjithë në provincën e Hubei në Kinë, ku janë verifikuar 401 raste të reja dhe 52 viktima.

Numri total i të prekurve shkon në Kinë në 78 064 dhe ai i të vdekurve në 2715.

Ndërkohë vjen edhe lajmi i mirë, pasi nga spitali gjatë së martës kanë dalë të shëruar nga koronavirusi 2422 persona, të cilët e kanë kaluar virusin pa problem. /a.y/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE