Transmetuar më 26-02-2020, 09:59

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin ditën e sotme gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Irena Gjoka.

Gjyqtares Gjoka iu komunikua konfirmimi në detyrë, duke e gjetur “e pastër” për vijimin e detyrës.

Vendimi ndaj saj u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Genta Tafa Bungo.

Irena Gjoka qysh prej muajit dhjetor është pjesë e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë.

Ajo ka nisur punën në sistemin e drejtësisë qysh prej vitit 1993, ku ka punuar në Gjykatën e Fierit dhe nga viti 2014 është emëruar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë. /a.y/noa.al